Maqedoni

Shkup, sot nisi sezoni i ngrohjes

13.10.2026 11:58

Furnizimi me energji termike për konsumatorët e lidhur me sistemin qendror të ngrohjes në Shkup filloi këtë mëngjes....

Furnizimi me energji termike për konsumatorët e lidhur me sistemin qendror të ngrohjes në Shkup filloi këtë mëngjes. Nga Ndërmarrja Publike EMV informojnë se për shkak të temperaturave më të ulëta dhe kushteve të përmbushura për ndezjen e sistemit, ngrohja u aktivizua para fillimit zyrtar të sezonit të ngrohjes 2026/2027.
 
Sezoni i ngrohjes zyrtarisht duhej të fillonte më 15 tetor, por parashikimet për temperatura më të ulëta lejuan që ngrohja të ndizej më herët. Kompania u kujton qytetarëve të kontrollojnë radiatorët dhe instalimet në shtëpi dhe nëse vërejnë rrjedhje ose defekte, t’i raportojnë ato në kohën e duhur.