Botë
Itali, shembet me eksplozivë një pjesë e urës së Teveres gjatë punimeve për rikonstruksionin
13.10.2026 13:31
Një pjesë e urës së Teveres, pranë qytetit të Ortes në Itali, është shembur përmes një shpërthimi të kontrolluar...

Një pjesë e urës së Teveres, pranë qytetit të Ortes në Itali, është shembur përmes një shpërthimi të kontrolluar, në kuadër të projektit për rikonstruksionin dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore.
Operacioni u realizua të dielën, më 11 tetor, në kilometrin e 33-të të rrugës kombëtare 675 “Umbro Laziale”, në provincën e Viterbos. Ndërhyrja u krye nga kompania ANAS, përgjegjëse për menaxhimin e infrastrukturës rrugore në Itali.
Abbattuto con l’esplosivo il viadotto ‘Tevere’ sulla ss675 a Orte. L’intervento, eseguito in provincia di Viterbo, ha riguardato 13 delle 33 campate della carreggiata. #ANSA https://t.co/CzwMGJ1tWD
— Agenzia ANSA (@Agenzia_Ansa) October 12, 2026
Shembja e kontrolluar përbën një nga fazat e punimeve, të cilat synojnë restaurimin e urës dhe rritjen e sigurisë së saj. Pas përfundimit të kësaj procedure, do të vijojnë ndërhyrjet e tjera të parashikuara në projekt.
Vlera e përgjithshme e investimit për këtë projekt infrastrukture i kalon 41.5 milionë euro. Pamjet e shpërthimit tregojnë momentin kur struktura shembet në mënyrë të kontrolluar, duke i hapur rrugë fazës së ardhshme të punimeve.
