Maqedoni
128 masa ndëshkuese në Shkup brenda një dite, 102 për tejkalim të shpejtësisë
13.10.2026 13:38
Policia e Shkupit ka shqiptuar 128 masa ndëshkuese gjatë kontrolleve të trafikut të zhvilluara të hënën...

Policia e Shkupit ka shqiptuar 128 masa ndëshkuese gjatë kontrolleve të trafikut të zhvilluara të hënën, më 12 tetor, ku pjesa më e madhe e shkeljeve kishin të bënin me tejkalimin e shpejtësisë së lejuar.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, aksioni u zhvillua nga ora 06:00 deri në orën 22:00 nga Njësia për Sigurinë e Trafikut Rrugor pranë SPB Shkup. Gjatë kontrolleve, policia shqiptoi 102 sanksione për drejtim të automjeteve me shpejtësi më të madhe se ajo e lejuar, si dhe 26 masa të tjera për shkelje të Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor.
Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa u bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik të respektojnë rregullat dhe kufizimet e shpejtësisë, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë.
