LPFM, përfundon faza e parë, Shkëndija kryeson renditjen
13.10.2026 13:50
Shkëndija e mbyll këtë fazë në krye të renditjes....

Me zhvillimin e ndeshjeve të javës së nëntë, ka përfunduar faza e parë e sezonit 2026/27 në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë. Ndeshja e fundit e kësaj jave ishte Bashkimi – Struga TL, në të cilën kumanovarët iu gëzuan fitores së parë ndaj struganëve pas tri përballjeve të humbura radhazi. Shkëndija e mbyll këtë fazë në pozitën e parë me 20 pikë dhe golaverazh prej +12, pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara.
Pas saj renditen Struga TL dhe Vardari, me nga 17 pikë, ndërsa Tikveshi zë vendin e katërt me 16 pikë. Në anën tjetër, FK Skopje është skuadra me paraqitjen më të dobët në këtë fazë të kampionatit. Skuadra nga lagjja e Autokomandës në kryeqytet ka grumbulluar vetëm tri pikë, pa asnjë fitore dhe me gjashtë humbje, duke mbetur në fund të tabelës.
Ndërkohë, Bashkimi, ndonëse ka regjistruar dy fitore dhe një barazim, ka mbrojtjen më të dobët në kampionat. Skuadra kumanovare ka pësuar 26 gola, ndërsa ka shënuar nëntë, me golaverazh prej -17. (Gazetar: Safet Ademi)
