Të huajt dominojnë “Top 10”-shin e golashënuesve

13.10.2026 13:53

Futbollistët e huaj dominojnë në “Top 10”-shin e golashënuesve më të mirë....

Edhe gara për këpucën e artë, pas nëntë javësh kampionat, paraqitet mjaft interesante. Në dhjetëshen e golashënuesve më të mirë dominojnë futbollistët e huaj. Gjashtë lojtarë të huaj kanë realizuar gjithsej 31 gola, ndërsa katër futbollistë vendorë kanë shënuar 17 gola. 
 
Në krye të listës së golashënuesve renditen N’fanly Sylla i Tikveshit dhe Goran Zakariq i Vardarit, me nga shtatë gola secili. Ndër futbollistët vendorë, më efikasët janë dy lojtarët e Struga TL-së, Radeski dhe Maleski, të cilët kanë shënuar nga pesë gola dhe ndajnë pozitën e pestë në këtë renditje. Struga TL përfaqësohet me tre futbollistë në “Top 10”-shin e golashënuesve. 
 
Përveç Radeskit dhe Maleskit, në këtë listë është edhe Shabani, me tri gola të realizuar. Statistikat e deritanishme dëshmojnë epërsinë e futbollistëve të huaj në garën e golashënuesve gjatë fazës së parë të kampionatit. (Gazetar: Safet Ademi)