Kampionati Kroat, Ahmeti dhe Nestorovski në formacionin e javës
13.10.2026 13:54
Java e nëntë e futbollit kroat kaloi në shenjën e dy futbollistëve me prejardhje nga vendi....

Dy futbollistë me origjinë nga Maqedonia e Veriut, Dukan Ahmeti dhe Ilija Nestorovski, kanë shkëlqyer në kampionatin elitar kroat, duke u përfshirë në formacionin më të mirë të javës, falë paraqitjeve mbresëlënëse me skuadrat e tyre. Vëmendjen kryesore e ka marrë talenti 18-vjeçar, Dukan Ahmeti, i cili ishte vendimtar në fitoren e Istrës ndaj Osijekut, me rezultat 3:1. Paraqitja e tij u vlerësua me notën 9.1 nga platforma e statistikave SofaScore, ndërsa këtë sezon, në nëntë paraqitje në kampionat, ka realizuar tre gola dhe ka dhënë katër asistime.
Në formacionin e javës është përfshirë edhe Ilija Nestorovski, sulmuesi i Slaven Belupos, i cili ishte protagonist absolut në fitoren 4:1 ndaj Rijekës. Sulmuesi 36-vjeçar realizoi dy gola, duke dëshmuar edhe një herë instinktin e tij para portës dhe duke ndihmuar skuadrën të sigurojë fitoren. Paraqitja e Nestorovskit, u vlerësua me notën 8.9 nga faqeja e specializuar e statistikave SofaScore.
Ndërkohë, mediat kroate në ekipin e javës në qendër të mbrojtjes në sistemin 3:4:3 e vendosën edhe Jon Mersinaj, i cili realizoi gol dhe zhvilloi një paraqitje të fortë në aspektin defensiv. Në paraqitjen e tij të 149 në elitë kroate, po në ndeshjen Sllaven Belupo – Rijeka shënoi për barazimin 1:1. Mersinaj për 90 minuta kishte 15 ndërhyrje të suksesshme në mbrojtje. (Gazetar: Safet Ademi)
