Tenis ATP, Zverev e përfundon vitin në krye të renditjes
13.10.2026 13:55
Tenisti gjerman Alexander Zverev do ta përfundojë për herë të parë në karrierë sezonin në krye të renditjes së ATP-së....

Alcaraz pësoi një humbje të papritur në raundin e tretë të turneut Masters 1000 në Shangai, ndërsa disfata e tij konfirmoi matematikisht atë që Zverev kishte shpresuar gjatë një sezoni të shkëlqyer. Pas triumfeve në Roland Garros dhe US Open, tenisti gjerman realizoi edhe një tjetër objektiv madhor – vitin do ta përfundojë si tenisti numër një në botë. Alexander Zverev do të bëhet tenisti i parë gjerman që e përfundon sezonin në krye të renditjes botërore.
Boris Becker ishte tenisti i parë gjerman që arriti në vendin e parë të renditjes, në vitin 1991, por asnjëherë nuk arriti ta mbyllte një vit kalendarik si lojtari më i mirë në botë.
“Është një ëndërr e bërë realitet”, u shpreh Zverev, duke komentuar këtë arritje të madhe.
Njëkohësisht, Zverev do të bëhet tenisti më i moshuar që për herë të parë e përfundon sezonin në pozitën e parë të renditjes botërore. Ndër tenistët aktivë që e kanë përfunduar vitin në vendin e parë të renditjes, përveç Zverevit dhe Novak Gjokoviqit, janë edhe italiani Jannik Sinner, në vitin 2024, si dhe spanjolli Carlos Alcaraz, në vitet 2022 dhe 2025. (Gazetar: Safet Ademi)
