Maqedoni
Investime në Spitalin Psikiatrik “Bardovcë”, është hapur reparti i rikonstruktuar
13.10.2026 14:20
Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, në Spitalin Psikiatrik të Bardovcës në Shkup u përurua reparti i rikonstruktuar...

Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, në Spitalin Psikiatrik të Bardovcës në Shkup u përurua reparti i rikonstruktuar, me sipërfaqe rreth 600 metra katrorë, për të cilin janë investuar 300 mijë euro. Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, theksoi se kujdesi për shëndetin mendor nuk përfshin vetëm përmirësimin e kushteve spitalore. Që nga viti i kaluar, mjekët amë janë angazhuar edhe në zbulimin e hershëm të depresionit te të rinjtë.
"Katër dekada më parë, gjatë studimeve të mia, një nga dy përvojat më të vështira që pata ishin kushtet çnjerëzore në institucionet psikiatrike. Sot po punojmë për ta ndryshuar këtë. Ne ramë dakord që përmes një buxheti bazë të rritur, spitali do të kishte fonde të vazhdueshme për rindërtim, në vend që të priste për ndërhyrje të njëhershme."Pas investimit në këtë spital radhën e ka spitali në Demir Hisar.”, - deklaroi ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski.
“Sot nuk hapim vetëm një repart të rikonstruktuar, sot hapim një hapësirë për kujdes më të mirë dhe më dinjitoz për pacientët tanë. Çdo hapësirë ere në institucionin tonë nuk është vetëm investim në infrastrukturë, por është investim tek njeriu në shëndetin e tij, në dinjitetin e tij dhe në të drejtën për kujdes shëndetësor cilësor.”, - theksoi drejtori në Spitalin Psikiatrik "Bardovcë" në Shkup, Isa Avdullai.
Klekovski po ashtu potencoi që vitin e ardhshëm, Ministria e Shëndetësisë planifikon të fillojë zbatimin e një projekti për qendrat e shëndetit mendor për të rinjtë.
VLORA LATIFI TOPOJANI
