Beograd, aksident i rëndë me viktima
Një person humbi jetën, ndërsa mbi 60 janë lënduar në aksident që herët në mëngjes, rreth orës 04:10 minuta, ndodhi në Bubanj Potok, në autostradën Nish-Beograd, për “Tanjug” konfirmoi Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë...

Deri te aksidenti ka ardhur kur autobusi turistik e ka kaluar rrethojën mbrojtëse të rrugës dhe është përmbysur. Udhëtarët e lënduar janë dërguar në qendrën urgjente më të afërt.
“Komunikacioni në këtë aks rrugor nuk është ndërprerë, por megjithatë kryhet me pengesa"- theksuan nga Shërbimi Informativ i MPB-së serbe.
Sipas zëdhënëses të Ndihmës së Shpejtë, Nada Macura, prej 15 deri në 20 pacientë janë me lëndime të rënda trupore.
“Në autobusin, i cili kthehej nga Greqia, kanë qenë 86 udhëtarë"- theksoi zëdhënësja e Ndihmës së Shpejtë. Në autobus ka pasur familje dhe shumë fëmijë të vegjël.
