Sulm me bombë mbi ndërtesën e Parlamentit afgan në Kabul
Një shpërthim i fuqishëm sot e tronditi Parlamentin në kryeqytetin afgan Kabul gjatë seancës, pas çfarë ka vijuar të shtëna në të cilën janë lënduar 18 civilë, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Mohamed Ismail Kahusi...

Zëdhënësi i policisë në Kabul, Ebadullah Karim tha se "një makinë me bombë ka shpërthyer jashtë ndërtesës së parlamentit dhe disa luftëtarë të tjerë janë pozicionuar shumë afër ndërtesës së parlamentit".
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Sediq Sediqi tha se sulmuesit janë zbrapsur nga forcat e sigurisë dhe më pas kanë arritur që të ikin në një ndërtesë aty pranë, duke shtuar se policia ka arritur që të rrethojë ndërtesën.
Zyrtarët e sigurisë thonë se ligjvënësitë afganë janë të sigurtë.
Ndërkaq, zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahiq ka marrë përgjegjësinë e këtij sulmi.
"Ne kemi ndërmarrë një sulm në parlament derisa ishte duke u mbajtur një mbledhje e rëndësishme për të prezantuar ministrin e mbrojtjes", ka thënë Mujahid.
Talebanët kanë arritur që të marrin sot nën kontroll distriktin në veri të provincës Kunduz, një ditë pas qindra militantë arritën që të marrin nën kontroll edhe distriktin Çardara të po kësaj province.
Tërheqja e forcave të huaja dhe zvogëlimi i sulmeve ajrore të Shteteve të Bashkuara ka lejuar që luftëtarët talebanë të ndërmarrin disa sulme në provinca të rëndësishme të Afganistanit.
