Maqedoni

Rasti “Lotaria Shtetërore”, Grubit i skadon afati i arrestit shtëpiak

13.10.2026 16:34

Ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi sot i ka skaduar masa e caktuar nga gjykata...

Ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi sot i ka skaduar masa e caktuar nga gjykata për arrest shtëpiak, e cila, sipas ligjit, mund të zgjasë më së shumti 60 ditë nga dita e caktimit të saj.
 
Ndërkohë nga Gjykata Penale në Shkup njoftojnë se është pranuar propozimi i Prokurorisë Themelore Publike për caktimin e masave të kujdesit, përkatësisht ndalimin e largimit nga vendbanimi dhe detyrimi për t’u paraqitur në gjykatë. Gjithashtu ndaj të akuzuarit vazhdon të jetë masa e kujdesit përkatësisht marrja e dokumentit të udhëtimit për kalimin e kufirit shtetëror.
 
Këshilli Penal duke shqyrtuar propozimin e mbrojtjes së të akuzuarit për shfuqizimin e kësaj mase kundrejt garancisë së caktuar pas marrjes mendim negative nga prokuroria kompetente mori vendim për refuzimin e propozimit të mbrojtjes, njoftojnë nga Gjykata Penale.
 
Grubi akuzohet së bashku me shtatë persona të tjerë, mes tyre edhe ish-drejtori i Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar në lidhje me prokurimin e aparateve VLT për nevojat e Lotarisë Shtetërore.