Rama: Zgjedhjet lokale të mbajtura të dielën janë më të lira dhe më korrekte në vend deri më tani

22.06.2015 11:19

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama mbrëmë deklaroi se zgjedhjet lokale të mbajtura gjatë ditës së djeshme, të cilat janë një ndër faktorët kryesor në përpjekjet e Shqipërisë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, ishin më të lira dhe më korrekte në vend deri më tani...

Edhe pse rezultatet zyrtare nga zgjedhjet do të publikohen sot, që dje Partia Demokratike opozitare shpalli fitore.

"Rëndësia e vërtetë e këtyre zgjedhjeve, që është më e rëndësishme se rezultatet, janë vlerat demokratike, të cilat duhet të triumfojnë", deklaroi Edi Rama.

Për organet zgjedhore lokale në Shqipëri kanë luftuar kandidatë të Aleancës majtiste për Shqipëri Evropiane, duke e përfshirë edhe Partinë Socialiste të Edi Ramës dhe koalicionit opozitar demokratik Aleanca Kombëtare për Punë dhe Dinjitet, i kryesuar nga Partia Demokratike e Lulzim Bashës, kryebashkiaku i deritanishëm i Tiranës.

Zgjedhjet janë sfidë e dyfishtë për vendin, Nga njëra anë ato janë një test për koalicionin majtist, i cili është në pushtet tani më 18 muaj, ndërsa nga an tjetër janë zgjedhjet e para pas reformës administrative-territoriale të vitit të kaluar.