Hoda: Për kauzën e UÇK-së duhet unitet kombëtarë, polarizimet mes Kurtit dhe Ramës janë papjekuri politike

13.10.2026 21:15

Hoda tha se ne protestë gjithëpopullore në mbrojtje të kauzës së UÇK-së, në rreshtat e saj të parë duhet të ishin krerët më të lartë shtetërorë të Shqipërisë dhe Kosovës...

Përfaqësuesi i OVL-UÇK-së, Besim Hoda, gjatë një paraqitjeje në emisionin "Zoom", tha se ne protestë gjithëpopullore në mbrojtje të kauzës së UÇK-së, në rreshtat e saj të parë duhet të ishin krerët më të lartë shtetërorë të Shqipërisë dhe Kosovës.

Sipas Hodës, mesazhi më i fuqishëm i protestave që zhvillohen në Shkup, Tiranë e Prishtinë do të ishte prania e përbashkët e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, si dhe e të gjithë ministrave e deputetëve.

Ai shprehu keqardhje për përçarjen aktuale politike, duke nëvizuar se polarizimi i jashtëzakonshëm mes krerëve të dy qeverive po dëmton mbrojtjen e kësaj kauze.

"Fatkeqësisht, ne brenda kësaj kohe kemi një polarizim të jashtëzakonshëm mes kryeministrit të Shqipërisë dhe kryeministrit të Kosovës. Vis-à-vis, kjo është edhe një nga arsyet e një mospjekurie konkretisht politike për të mbrojtur këtë kauzë, të cilën e shfrytëzuan ata që nuk na duan të mirën," deklaroi Hoda.