Vriten gjashtë talebanë të cilët e sulmuan Parlamentin në Kabul

22.06.2015 11:22

Gjashtë talebanë të cilët sot paradite e sulmuan ndërtesën e Parlamentit afgan, në Kabul, janë vrarë, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme...

Në sulmin koordinues, talebanët fillimisht kanë shkaktuar shpërthim të auto-bombës, para ndërtesës së Parlamentit, ndërsa pastaj me dhunë, duke gjuajtur me armë, kanë hyrë në ndërtesë.

Në momentin e sulmit, në Parlament është mbajtur seancë në të cilën është dashur të konfirmohet  zgjidhja e ministrit të ri të Mbrojtjes Masum Stanekzai.

Në sulm, kanë reaguar forcat afgane të sigurisë, sigurimi i ndërtesës së parlamentit dhe policia, pas së cilës është zhvilluar qërrim-hesapesh i fuqishëm i armatosur.

Policia kumtoi se të paktën 18 persona janë lënduar gjatë luftërave.

Menjëherë pas shpërthimit të parë, para ndërtesës së Parlamentit, deputetët kanë filluar të ikin, duke e braktisur sallën  në të cilën kanë mbajtur mbledhje dhe ndërtesën.

Sipas raporteve të mediave lokale, kohë të caktuar nga ndërtesa e Parlamentit nuk dëgjohen krisma, por lajmërojnë se në një pjesë tjetër të Kabulit ka ardhur deri në shpërthim tjetër.

Në kumtesë që talebanët ua kanë dërguar mediave në Kabul thuhet se sulmi me qëllim është bërë sot paradite, që të përputhet me votimin për zgjedhje të ministrit ë ri të Mbrojtjes.

Afganistani veçmë kohë të gjatë nuk ka ministër të Mbrojtjes, dhe vëzhguesit në kryeqytetin afgan vlerësojnë se sulmi i sotëm kordinues është porosi deri te Qeveria në Kabul.