Hoda: Politika serbe vazhdon të ushqehet me nacionalizëm, nuk pres ndryshim nga zgjedhjet

13.10.2026 21:24

Hoda ka shprehur skepticizëm lidhur me mundësinë e ndryshimeve rrënjësore politike në Serbi....

Përfaqësuesi i OVL-UÇK-së, Besim Hoda, ka shprehur skepticizëm lidhur me mundësinë e ndryshimeve rrënjësore politike në Serbi. Ai theksoi se pavarësisht përpjekjeve për të sjellë një frymë demokratike përmes demonstratave, politika serbe ka rreshqitur shpejt përsëri në nacionalizëm dhe qëndrime pro-ruse.

Hoda nëvizoi se përballë këtij realiteti, faktori politik në Kosovë dhe Shqipëri duhet të jetë i unifikuar para Bashkimit Evropian dhe SHBA-së.

"Të gjithë këtë formë, këtë paqartësi edhe të politikës serbe e cila vazhdon të ushqehet me nacionalizëm, besoj se në vend se ne të zihemi njëri me tjetrin, Kosova, Shqipëria dhe vetë partitë politike në Kosovë duhet ta shfrytëzojnë para Bashkimit Evropian, para bashkësisë ndërkombëtare, para Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të dëshmuar që Serbia nuk po ndërron qasje," deklaroi Hoda.