Dhomat e Specializuara, Ariton Rama: Duhet të shfrytëzohet çdo instrument i mundshëm

13.10.2026 21:28

Profesori universitar Ariton Rama ka analizuar aspektin juridik dhe politik të ligjeve të miratuara në Kuvendin e Kosovës...

Profesori universitar Ariton Rama ka analizuar aspektin juridik dhe politik të ligjeve të miratuara në Kuvendin e Kosovës, duke i cilësuar ato si hapa të legjitimuar.

Rama sqaroi se pesha juridike e legjislacionit mbështetet fillimisht në marrëveshjet e ratifikuara ndërkombëtare dhe në ligjin për Dhomat e Specializuara. Ai bëri thirrje që institucionet e Kosovës të shfrytëzojnë çdo instrument të mundshëm.

"Legjislacioni është një aksion politiko-juridik që është legjitim në Parlamentin e Kosovës... Ne duhet të mos rrijmë duarkryq, por të bëjmë të gjitha alternativat e mundshme si një aksion politiko-kombëtar. Nëse është e nevojshme e kemi ligjin, nëse është e nevojshme e kemi aksionin politik, nëse është e nevojshme e kemi presidencën," theksoi prof. Rama.