Maqedoni

Tre kandidatë intervistohen për anëtarë të Këshillit Gjyqësor

14.10.2026 11:56

Komisioni parlamentar sot do të zhvillojë intervista me tre kandidatët që i plotësojnë kushtet për anëtarë të Këshillit Gjyqësor...

Komisioni parlamentar për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve sot do të zhvillojë intervista me tre kandidatët që i plotësojnë kushtet për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Maqedonisë së Veriut, i cili zgjidhet nga Kuvendi.
 
Në konkursin publik kishin aplikuar gjithsej katër kandidatë, por pas shqyrtimit të dokumentacionit është konstatuar se vetëm tre prej tyre i plotësojnë kushtet e përcaktuara. Para Komisionit do të intervistohen Emilia Aleksovska, avokate nga Kumanova, Xhoko Dikov, avokat nga Strumica, dhe Fadil Xhelili, avokat nga Gostivari. Konkursi paraprak për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Gjyqësor nga Kuvendi ishte anuluar.