Rajon

Protesta studentore në Tiranë, thyhet dera e FShN-së, nis marshimi drejt Ministrisë së Arsimit

14.10.2026 12:02

Sot mbahet dita e dytë e protestës studentore në Tiranë....

Sot mbahet dita e dytë e protestës studentore në Tiranë. Studentët e shumë universiteteve si Universiteti i Mjekësisë, UBT-së, Politeknikut, fakultetit të Drejtësisë etj. kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit. Tensione ka pasur edhe në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ndërsa disa protestues kanë thyer derën kryesore dhe janë futur në ambientet e brendshme të fakultetit. 
 
Gjimnazistët e shkollës “Partizani” i janë bashkuar studentëve dhe të rinjve në revoltë. Gjithashtu, edhe në universitetet e disa rretheve ka nisur bojkotimi i mësimit, në shenjë solidariteti me studentët në Tiranë.