Botë
Sulm masiv rus ndaj Kievit, ka të vrarë dhe të plagosur
14.10.2026 12:21
Rusia ka kryer një sulm masiv me raketa balistike ndaj Kievit dhe disa qyteteve të tjera ukrainase...

Rusia ka kryer një sulm masiv me raketa balistike ndaj Kievit dhe disa qyteteve të tjera ukrainase, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur. Në shënjestër ka qenë edhe një termocentral kyç në kryeqytet.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, akuzoi se Ukraina nuk ishte paralajmëruar në kohë nga aleatët.
“Raketat i zbuluam vetëm disa sekonda para goditjes. Paralajmërimet në kohë nga partnerët shpëtojnë jetë.”, - deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Presidenti amerikan Donald Trump mohoi që ShBA-ja ta ketë ndërprerë bashkëpunimin e inteligjencës me Kievin. Ai pretendoi se të dyja palët e kanë shkelur armëpushimin për çështjet energjetike, por theksoi se po punojnë për t’i dhënë fund luftës.
“Ne ndajmë informacione të inteligjencës. Të dyja palët duan t’i japin fund luftës, por nuk dinë si ta arrijnë këtë.”, - theksoi presidenti amerikan, Donald Trump.
Presidenti ukrainas Zelensky njoftoi se do të zhvillohen bisedime të reja me SHBA-në, ndërsa BE-ja hapi dy grupkapituj të rinj negociues. Ndërkohë, Moska akuzoi NATO-n se po përgatitet për një konflikt me Rusinë dhe e paralajmëroi të mos “kalojë buzën e greminës”.
