Botë

Tensione në Lindjen e Mesme, dy anije nafte u goditën në Ngushticën e Hormuzit

14.10.2026 12:37

Një anije cisternë dhe një anije kontejnerësh u goditën nga disa raketa në Ngushticën e Hormuzit, thanë nga Zyra Britanike e Transportit Detar....

Një anije cisternë dhe një anije kontejnerësh u goditën nga disa raketa në Ngushticën e Hormuzit, thanë nga Zyra Britanike e Transportit Detar. Agjencia tha se hetimet për incidentet ishin duke vijuar. Nuk ishte e qartë nëse sulmet shkaktuan ndonjë dëm apo viktimë. 
 
Që nga fillimi i luftës Iran-ShBA në fund të shkurtit, Teherani ka pretenduar kontrollin e Ngushticës së Hormuzit dhe shpesh ka synuar anijet që përpiqen të kalojnë nëpër ngushticë pa lejen e saj. Shtetet e Bashkuara, nga ana e tyre, kanë vendosur një bllokadë detare në portet iraniane në përgjigje të mbylljes së ngushticës nga Teherani. 
 
Ndërkohë çmimet ndërkombëtare të naftës kanë rifilluar rritjen, ndërsa përshkallëzimi i sulmeve në Lindjen e Mesme po shton pasigurinë për furnizimin me energji nga Gjiri Persik. Tensionet e reja kërcënojnë të pengojnë rikthimin e eksporteve të naftës në nivelet e para luftës, në një kohë kur tregjet po përballen me rrezikun e ndërprerjeve të mëtejshme. Nafta Brent po i afrohet nivelit prej 107 dollarësh për fuçi, pas një rënieje prej 0.9% të regjistruar të martën. Ndërkohë, nafta amerikane West Texas Intermediate po tregtohet pranë 95 dollarëve për fuçi.