EHF – Liga e Kampionëve, Pelisteri pëson humbje të thellë në Gjermani

14.10.2026 13:30

Ekipi i hendbollit Eurofarm Pelister e pësoi humbjen e dytë në Ligën Evropiane të EHF-së...

Ekipi i hendbollit Eurofarm Pelister e pësoi humbjen e dytë në Ligën Evropiane të EHF-së, pasi mbrëmë humbi me rezultat 38-28 në transfertën kundër Gummersbachut, në kuadër të xhiros së tretë të garës. 
 
Skuadra nga Manastiri e nisi ndeshjen me epërsi 0-2, me golat e Ristevskit dhe Serafimovit, por kundërshtari u përgjigj me një seri prej 5-1, duke kaluar në epërsi 5-3. Nga ai moment, skuadra gjermane diktoi ritmin e lojës, ndërsa Pelisteri arriti disa herë të barazonte rezultatin. 
 
Në radhët e Eurofarm Pelisterit, më efikasi ishte Filip Kuzmanovski me shtatë gola, ndërsa Dushebajevi me nëntë realizime e udhëhoqi Gummersbachun drejt fitores. Këto dy skuadra do të përballen sërish pas një muaji, kësaj radhe në Manastir, në kuadër të xhiros së katërt. 
 
Në ndeshjen tjetër të së njëjtës grupe, Ëybrzeże Gdańsk dhe La Rioja i ndanë pikët, pasi barazuan 30-30. Me këtë humbje, skuadra nga Manastiri mbetet në vendin e fundit në tabelën e grupit G, ndërsa gjasat për kualifikim në fazën tjetër të garës janë zvogëluar ndjeshëm. (Gazetar: Safet Ademi)