Liga e Kampionëve, Napolit nuk i mjaftoi goli i Rrahmanit

14.10.2026 13:31

Skuadrës spanjolle Villarreal i mjaftoi fitorja 3:1 ndaj Napolit

Skuadrës spanjolle Villarreal i mjaftoi fitorja 3:1 ndaj Napolit, në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e kaluar, e vlefshme për xhiron e dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. 
 
Mbrojtësi Amir Rrahmani e kaloi Napolin në epërsi, 1:0, me golin e shënuar në minutën e tetë. Por goli i Rrahmanit nuk u mjaftoi italianëve. Spanjollët e mbyllën pjesën e parë në epërsi 2:1, pas golave të shënuar në minutat 23 dhe 26. 
 
Rezultatin përfundimtar, 3:1, Villarreali e vulosi në minutën e 86-të. (Gazetar: Safet Ademi)