Bayerni dhe Interi humbën pikët e planifikuara
14.10.2026 13:33
Në sfidat e tjera, Bayerni, megjithëse favorit, nuk shkoi më shumë se një barazim 3:3 ndaj Vikingut, në takimin e zhvilluar në Norvegji....

Në sfidat e tjera, Bayerni, megjithëse favorit, nuk shkoi më shumë se një barazim 3:3 ndaj Vikingut, në takimin e zhvilluar në Norvegji. Gjiganti bavarez e pa veten në disavantazh prej dy golash, por më pas arriti ta përmbyste rezultatin. Në fund, megjithatë, mori vetëm një pikë, pasi norvegjezët barazuan në minutën e 90-të. Kampioni gjerman ka katër pikë dhe mban pozitën e katërt.
Edhe favoriti tjetër, Interi, dështoi mbrëmjen e kaluar. Zikaltrit pësuan disfatë 3:4 në fushën e tyre ndaj belgëve të Brugge-s. Fitoren skuadrës belge ia siguroi Tresoldi, me dy golat e shënuar në minutat 63 dhe 74. Me tre golat e shënuar Tresoldi, u bë futbollisti I parë I Brugge që ka shënuar hat trik në Ligën e Kampionëve dhe njëherit gjermani më I ri me një arritje të tillë. Skuadra belge ka tri pikë, ndërsa Interi, pa pikë, mban pozitën e 28-të.
As Manchester Unitedi nuk arriti të fitonte në përballjen me Atlético Madridin. “Jorganxhinjtë”, iu gëzuan fitores 2:0 në fushën e tyre. Të dyjat këto skuadra kanë nga tre pikë nga dy ndeshje. Ndërkohë, Arsenali fitoi bindshëm, 3:0, ndaj Lillet, sikurse edhe Barcelona, e cila e mposhti Galatasarayn me rezultatin 4:1 në Stamboll. Për katalanasit, kjo ishte fitorja e dhjetë në po aq ndeshje të zhvilluara këtë sezon në të gjitha garat, me një golavarazh prej 43:9. (Gazetar: Safet Ademi)
