Vdes njeriu më i trashë në Britani

22.06.2015 11:52

33 vjeçari britanik, Carl Thompson i cili peshonte 412 kg, ishte gjetur i vdekur vetëm disa orë pasi kishte porositur akulloren e tij të preferuar me mollë...

Carl kishte qëndruar vetëm në shtëpi për më shumë se një vit, pasi që mjekët i kishin thënë që duhej t'i humbiste 70% të peshës së tij që të mbijetonte.

Mbrëmë, pronari i dyqanit të tij të preferuar tha se ai kishte porositur akulloren e tij të preferuar që ishte porosia e tij e fundit.

Ai tha se klienti i tyre kishte javë më parë kishte filluar ta zvogëlojë sasinë e porosisë së ushqimit që të humbte peshë, shkruan Dailymail.

Carl peshonte 200 kg, por pasi që nëna e tij vdiq nga një tumor në tru, ai nga pikëllimi filloi ta rrisë sasinë e ushqimit, duke porositur pica, ushqime kineze me shumë kalori e shumë ëmbëlsira që ndikuan në dyfishimin e peshës për 3 vite. Ai nuk mund të kujdesej as për vetën e tij e as edhe të ecte, kështu që për të u kujdes një ekip për mbrojtje të shëndetit.

Policia e Kentit tha që vdekja e tij nuk është e dyshimtë.