Hendboll ndërkombëtar, Çairi me kundërshtar nga Azerbajxhani
14.10.2026 13:45
Çairi ka mësuar të mërkurën kundërshtarin e parë në edicionin 2026/2027 të Kupës Evropiane të EHF-së...

Skuadra e hendbollit për femra, Çairi, ka mësuar të mërkurën kundërshtarin e parë në edicionin 2026/2027 të Kupës Evropiane të EHF-së. Bëhet fjalë për skuadrën „Kur“ nga Azerbajxhani, kampione në fuqi e këtij vendi.
Falë renditjes më të mirë, hendbollistet e Çairit i kanë kaluar dy raundet e para pa luajtur, ndaj garat evropiane do t’i nisin nga raundi i tretë i Kupës Evropiane. „Kur“ e siguroi kualifikimin në këtë fazë pasi në raundin e dytë eliminator u tregua më e mirë se APOEL-i i Qipros, duke e mposhtur në të dyja ndeshjet. Pas eliminimit të Gjorçe Petrovit, Çairi mbetet përfaqësuesi i vetëm i vendit në garat evropiane në konkurrencën e femrave.
Ndeshja e parë, e planifikuar për më 7 ose 8 nëntor, do të luhet në Shkup, ndërsa takimi i kthimit do të zhvillohet një javë më vonë në Azerbajxhan. (Gazetar: Safet Ademi)
