Botë
Huthët vazhdojnë sulmet në Arabinë Saudite, Koalicioni saudit u kundërpërgjigj me sulme
14.10.2026 14:52
Rebelët Huthi sulmuan objektiva në Arabinë Saudite..

Rebelët Huthi sulmuan objektiva në Arabinë Saudite, ku në Riad u plagosën katër persona, ndërsa në Dhahran shpërtheu një zjarr në objektin e naftës të kompanisë “Aramco”.
“Lufta jonë është kundër agresionit dhe bllokadës ndaj popullit jemenas.”, - deklaroi presidenti i Këshillit Suprem Politik të Huthëve, Mahdi al-Mashat.
Koalicioni saudit u kundërpërgjigj me sulme ndaj objekteve energjetike nën kontrollin e Huthëve në Jemen. Autoritetet në Jemen nga ana tjetër paralajmëruan se luftimet do të vazhdojnë për t’i dhënë fund sundimit të Huthëve.
“Qëllimi është rivendosja e institucioneve shtetërore dhe përfundimi i sundimit të Huthëve.”, - theksoi presidenti i Këshillit Presidencial të Jemenit, Rashad al-Alimi.
Përshkallëzimi i sulmeve rrit shqetësimet për një zgjerim të mëtejshëm të konfliktit në rajon, ndërsa goditjet ndaj infrastrukturës energjetike rrezikojnë të kenë pasoja edhe për furnizimin me naftë.
FITORE NAGAVCI
