Serbët u afrohen vendpunimeve në Kroin e Vitakut

22.06.2015 11:57

Komandanti i Policisë së Kosovës, stacioni në veri, Goran Zhivkoviq ka arritur në vend ngjarje dhe është duke biseduar me banorët e lagjes në përpjekje për t’i bindur ata që të ndërpriten punimet...

Në anën tjetër, banorët janë të vendosur që punimet t’i vazhdojnë me çdo kusht.

KosovaPress-i ka provuar të marr një deklaratë nga komandanti i stacionit i policisë në veriut, si dhe përfaqësuesi i inspektoratit të veriut të Mitrovicës, mirëpo ata nuk kanë dashur të flasin.

Situata është e qetë por nën tension, pasi banohet serb gjenden vetëm 20 metra larg atyre shqiptar. (kosovapress)