Pyetje deputetësh, integrimi në fokus, Pasholli: Pse po ngecet në proces?

14.10.2026 15:51

Procesi i integrimit evropian, pikë kryesore në seancën e pyetjeve të deputetëve....

Procesi i integrimit evropian, pikë kryesore në seancën e pyetjeve të deputetëve. Opozita shqiptare pyet kryeministrin lidhur me ecurinë e këtij procesi, konkretisht se cili do të jetë angazhimi i ekzekutivit tutje. Rina Ajdari nga BDI, duke e cilësuar procesin të bllokuar, kërkon sqarim nga Mickoski se pse edhe në vitin 2026 vendi nuk arrin të hapë klasterin e parë me BE-në. Ajo akuzon për mungesë vullneti për ta lëvizur këtë proces.
 
“Ku ndodhemi realisht në procesin e integrimit evropian, çfarë kemi arritur dhe çfarë na pengon ta avancojmë, dhe, mbi të gjitha, a ekziston një strategji konkrete për të dalë nga gjendja në të cilën ndodhemi. Sot në tetor 2026 vendi ynë nuk ka arritur ende hapjen efektive të  klasterit të parë të negociatave. Ky është një realitet që nuk mund të anashkalohet përmes deklaratave të përgjithshme për përkushtimin ndaj integrimit evropian.”, - deklaroi Arbana Pasholli nga BDI.
 
Mickoski: Punohet, pasojat janë nga Qeveria paraprake
 
Mickoski me përgjigje se integrimi mbetet qëllim strategjik, por situata aktuale sipas tij është rrjedhojë e Qeverisë paraprake. Tha se punohet në harmonizimin e planit aksionar për pakicat, ku ai veçoi Bullgarinë si të vetmin shtet të BE-së që nuk e pranon këtë plan si të tillë.
 
“Tani ka një grup tjetër politikanësh, qeveri tjetër që lufton për interesat e qytetarëve, interesin e shtetit dhe po mundohemi ta ndryshojmë perceptimin para së gjithash, para partnerëve tanë strategjikë se cilat janë pritshmëritë tona dhe sa është i madh frustracioni ynë dhe i qytetarëve që 21 vjet presin që të mbarojë ky proces, proces i ngadalshëm, por realitet. Patjetër të vetëdijesoheni për normalitetin e ri dhe ai normalitet është të luftojmë për atë që është e drejtë e jona njerëzore dhe të luftojmë për interesat e qytetarëve.”, - theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski.
 
Me këtë rast, Mickoski ftoi edhe opozitën që të bëhet pjesë e dialogut të procesit eurointegrues të vendit.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU