Maqedoni

Zgjedhjet e parakohshme në Bërvenicë

14.10.2026 17:28

Në vazhdim ndalemi në Komunën e Bërvenicës, ku kandidatët...

Në vazhdim ndalemi në Komunën e Bërvenicës, ku kandidatët për kryetar komune vazhdojnë fushatën. Në takimet me qytetarë dhe paraqitjet e tyre publike, ata vazhdojnë ta shpalosin programin e tyre rreth asaj se si do ta drejtonin Komunën e Bërvenicës nëse marrin besimin e qytetarëve.
 
“Ne në Miletinë e kemi paraparë çdo projekt, çdo investim në këtë program, duke u nisur nga rinovimi i shkollës, nga revitalizimi i fushës së sportit, përforcimi i ujit të pijshëm në pjesën e epërme të Miletinës, rrugë, rrugica e shumë sende të tjera. Me shtyllën e dytë, vende pune dh zhvillim. Kemi paraparë që të mbështesim dhe të krijojmë kushte të volitshme për të gjitha kompanitë që duan të investojnë dhe të hapin vende pune, në mënyrë që të rinjtë tanë të jetojnë këtu.”, - deklaroi kandidati i AKI-së, Arkin Jahiji.
 
“Këto zgjedhje nuk janë vetëm zgjedhje midis kandidatëve. Këto zgjedhje janë zgjedhje se në çfarë Bërvenice duam të jetojmë, Bërvenicë, e cila shkon përpara, Bërvenica me rrugë më të mira, shkolla më të mira, infrastrukturë më e mirë, më shumë mundësi për të rinjtë, kushte më të mira për çdo familje. Andaj ju ftoj që të mbetemi të bashkuar, t’i përfundojmë projektet e filluara dhe të nisim të reja. Së bashku ta bëjmë Bërvenicën, vendin në të cilën do të duam të jetojmë, të punojmë dhe të rrisim fëmijët tanë. Ju premtoj se do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim, me transparencë dhe ndershmëri.”, - theksoi kandidati i VMRO-DPMNE-së, Stojanço Radiçevski. 
 
“Sot jam në fshatin Çellopek, nga ku dua të përcjell porosi të qarta deri te të gjithë banorët. Bashkëqytetarët tanë meritojnë kujdes, dinjitet dhe vend ku do të ndjehen të sigurt dhe të respektuar. Si kandidat për kryetar të Komunës së Bërvenicës, ju premtoj se do të nisim me ndërtimin e shtëpisë së pleqve në Çellopek. Ky nuk do të jetë vetëm një objekt, ky do të jetë vendi i kujdesit, përkushtimit dhe kujdesit njerëzor për bashkëqytetarët tanë. Çellopeku meriton investime, të moshuarit tanë meritojnë pleqëri me dinjitet.”, - u shpreh kandidati i LSDM-së, Jovica Radeski. 
 
“Do të përkushtohem për vendosje të kontrollit të rreptë të furnizimeve publike dhe ajo që është motiv për mua është kursim deri në 10% nga programi buxhetor i komunës. Ky kursim prej 10% do të ishte rreth diku 500 mijë euro dhe kjo nuk është pak. Çka do të nënkuptonte ky kursim? Pra, kjo do të ishte ndonjë fond, të cilën Komuna e Bërvenicës do të mund ta shfrytëzonte nëpërmjet Këshillit për programe, të cilat do të jenë të nevojshme për vetë banorët e Bërvenicës.”, - deklaroi kandidati i pavarur, Dushan Bogdanovski.
 
“Prej ditës së parë kam qenë shumë i sinqertë. Si Jakup, si kryetar komune, nuk mund ta realizoj projektin e rrugës, por iu kam drejtuar VLEN-it, ministrave, kryetarëve të komunave, pushtetit qendror, po e jap këtë premtimin për Gurgurnicën. A më rrinë pas, me ministra, me bashkëkryetarë të partive, me deputetë, d.m.th. rrinë fuqishëm pas projektit të rrugës për Gurgurnicë dhe do ta bëjmë. Do ta bëjmë dhe nuk do të mbesë më vetëm premtim.”, - theksoi kandidati i VLEN-it, Jakup Huseini.