Afganistan-Kunduz, talebanët marrin nën kontroll një distrikt

22.06.2015 12:36

Një zyrtar afgan thotë se talebanët kanë marrë nën kontroll distriktin e dytë në veri të provincës Kunduz, pas përleshjeve me forcat lokale të sigurisë...

Autoritetet njoftojnë se kryengritësit kanë sulmuar Dashti Archi nga të katër anët, duke zhvilluar luftime të ashpra deri sa e kanë marrë nën kontroll zonën.

Në anën e forcave lokale të sigurisë ka viktima, por nuk jepen shifra të sakta. 150,000 banorë të këtij distrikti nuk kanë mundur të ikin nga luftimet.

Që prej muajit prill, kryengritësit janë munduar që të marrin nën kontroll kryeqytetin e provincës, që po ashtu quhet Konduz, por forcat afgane kanë arritur që t’i zmbrapsin.