Bruksel, mbahet samiti urgjent për Greqinë

22.06.2015 12:39

Kryeministri grek, Alexis Tsipras, sot do të takohet me liderët e vendeve të Eurozonës, në përpjekje për të arritur marrëveshje për krizën e borxheve të vendit të tij...

Përpara këtij samiti urgjent në Bruksel, zyra e Tsipras ka thënë se ai ia ka prezantuar propozimin e tij kancelares gjermane, Angela Merkel, presidentit francez, Francois Hollande, dhe presidentit të Bashkimit Evropian, Jean-Claude Juncker, gjatë bisedave telefonike që ka zhvilluar dje.

Zyrtari i Komisionit Evropian, Martin Selmayr, ka thënë më 21 qershor se propozimi grek është “një bazë e mirë për progres”.

Greqia ka kohë deri në fund të qershorit për të arritur një marrëveshje me kreditorët e saj ndërkombëtarë, në të kundërtën ballafaqohet me falimentim nëse nuk arrin që t’ia paguaj borxhin prej 1.5 miliard dollarë që i ka FMN-së.

Komisioni Evropian, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Qendrore Evropiane nuk janë të gatshme që të zhbllokojnë fondet e ndihmës, përderisa Greqia nuk do të pajtohet që të bëjë reformat e kërkuara.