Pakistan, arrin në 122 numri i të vdekurve nga i nxehti
22.06.2015 12:43
I nxehti i madh në Pakistan ka marrë jetët e së paku 122 personave, thonë zyrtarët pakistanezë...

Që prej 20 qershorit, 114 persona janë raportuar se kanë vdekur në Karaçi dhe 8 të tjerë në provincën Sind, kanë njoftuar zyrtarët shëndetësorë.
Të gjitha vdekjet kanë ardhur si pasojë e të nxehtit të madh. Temperaturat në jug të vendit kanë arritur deri në 45 gradë celsius.
Departamenti i Meteorologjisë në Pakistan ka njoftuar se parashikohet që temperaturat do të zbresin ditët e ardhshme edhe pse ato të vazhdojnë të mbesin të larta.
Zyrtarët pakistanzë u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin ekspozimin ndaj diellit.
