MPB me versionin zyrtar për rrahjen e dy të rinjve nga Saraji

15.10.2026 12:49

MPB ka njoftuar se ka ngritur kallëzim penal...

MPB ka njoftuar se ka ngritur kallëzim penal kundër dy personave të cilët më 7 tetor deklaruan se janë dhunuar nga policia me pretendimin se nuk kanë pasur asgjë të dyshimtë në veturën e tyre.

Sipas policisë, gjatë kontrollit të një automjeti të tipit BMË me targa të Shkupit, shoferi nuk iu bind urdhrit të policisë për ndalim dhe u përplas me një shtyllë, ndërsa nga dritarja hodhi një qese me marihuanë. Sipas policisë, gjatë ndërhyrjes, bashkudhëtari ia mori një zyrtari policor pistoletën zyrtare, pas së cilës shoferi u largua nga vendi i ngjarjes.

Më 14 tetor 2026, në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike në Shkup, Njësia për Kriminalitet të Dhunshëm pranë SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër P.A. dhe E.P. për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare dhe për prodhim e trafikim të paautorizuar të drogave narkotike.

Kallëzim penal për trafikim të paautorizuar të drogës është ngritur edhe kundër M.T., për të cilin, sipas policisë, ekzistojnë informacione se është i lidhur me rastin.

Ndërkohë, për ngjarjen është njoftuar edhe Departamenti për Kontroll të Brendshëm pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili ka ndërmarrë masa për të verifikuar parregullsitë e mundshme gjatë veprimit të zyrtarëve policorë.