Maqedoni

Takimi dyditor i liderëve të BE-së, mes tjerash, në fokus edhe zgjerimi i unionit

15.10.2026 16:00

Zgjerimi, reformat dhe përgatitjet për union më të gjerë...

Zgjerimi, reformat dhe përgatitjet për union më të gjerë, në krye të diskutimit të takimit dyditor mes liderëve të vendeve anëtare të BE-së në Bruksel. Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, me qëndrim se zgjerimi nuk bilateralizohet, duke theksuar  rëndësinë e vendeve aspirante në sigurinë e kontinentit evropian. 
 
“Është me të vërtetë e rëndësishme se ne nuk e bilateralizojmë procesin e zgjerimit. Nëse e shohim procesin e zgjerimit si të tillë, mendoj se Evropa është shumë kontinent i vogël. Aktualisht duhet të jemi të fuqishëm së bashku me ato vende që janë në Evropë. Të hënën kemi diskutim gjithashtu me ministrat e jashtëm për aspektin e sigurisë së zgjerimit dhe çka i sjellin këto vende BE-së kur të bëhen anëtare. Pres edhe atje diskutim për çka duhet të bëjë ana jonë.”, - deklaroi shefja e Diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas. 
 
Në mbështetje të zgjerimit, edhe kryeministri i Kroacisë, Plenkoviq.
 
“Potencoj pozicionin konstruktiv. E keni RMV-në, e cila para vitit 2000 ishte para Kroacisë në aspektin institucional, ndërsa Akoma nuk i ka hapur negociatat.”, - theksoi kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq.
 
Kryeministri irlandez rendit vendet që së fundmi janë avancuar në aspirata eurointegruese. Shton se nevojitet angazhim në mënyrë që BE-ja të zgjerohet me vende të reja sa më shpejt.
 
“Besoj se kemi bërë progres të madh në hapjen e disa klasterëve, veçanërisht në kontekst të Ukrainës dhe Moldavisë… Kemi bërë progres të mirë me Malin e Zi dhe duam edhe më shumë progres për shkak të qasjes së sistemit të meritës. Mali i Zi është shumë afër. Nuk ka ndonjë perspektivë reale që vitin e ardhshëm të kemi një shtet të ri anëtar, nëse e ruajmë vrullin e procesit të zgjerimit. Kemi bërë po ashtu progres me Shqipërinë dhe me të tjerë në respekt të garës.”, - theksoi kryeministri i Irlandës, Mishel Martin.
 
Në takimin e nivelit të lartë të vendeve të BE-së, në tavolinë edhe siguria gjeopolitike, konkurrenca evropiane dhe çmimet e energjisë. Po ashtu diskutohet edhe buxheti afatgjatë i BE-së, 2028-2034. Situata në Ukrainë, sulmet hibride migracione dhe Lindja e Mesme janë tema tjera të rëndësishme në takimin dyditor të  Unionit.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU