Maqedoni

Zgjedhjet e parakohshme në Bërvenicë

15.10.2026 17:20

Kandidatët për kryetar të Komunës së Bërvenicës vazhdojnë me prezantimin...

Kandidatët për kryetar të Komunës së Bërvenicës vazhdojnë me prezantimin e programeve e tyre zgjedhore, duke premtuar investime në infrastrukturë, rindërtim të shkollave, përmirësim të sigurisë dhe krijim të vendeve të reja të punës. 
 
“Një nga projektet kyçe për zhvillimin e biznesit është nyja rrugore kah Gostivari dhe autostrada Gostivar- Tetovë – Shkup. Ky projekt është në fazë të realizimit. Këtyre ditëve do të vijë ministri i Transportit dhe do ta paralajmërojë projektin. Edhe një projekt është për vendbanimin Gurgurnicë. Bëhet fjalë për zgjerimin e rrugës nga vendi Stençe deri në Gurgurnicë. Edhe ky projekt, mendoj se do të realizohet dhe premtoj se do ta realizoj.”, - deklaroi kandidati i VMRO-DPMNE-së, Stojanço Radiçevski. 
 
“Sot jam në Miletinë që të flasë për një nga problemet më të mëdha me të cilat përballen bujqit tanë, sistemi për ujitje. Ky sistem nuk funksionon me dekada, ndërkaq kap pothuajse 70% nga toka pjellore e komunës. Si kandidat për kryetar të Komunës së Bërvenicës angazhohem se do të punojmë në rindërtimin e plotë të sistemit me motor të ri dhe pompa që bujqit përfundimisht të mund të bëjnë ujitje të sigurt dhe funksionale. Bujqit nuk kërkojnë shumë, por kërkojnë kushte që të punojnë dhe prodhojnë me nder.”, - thekson kandidati i LSDM-së, Jovica Radeski.
  
“Do të përkushtohem për vendosje të kontrollit të rreptë të furnizimeve publike dhe ajo që është motiv për mua është kursim deri në 10% nga programi buxhetor i komunës. Ky kursim prej 10% do të ishte rreth diku 500 mijë euro dhe kjo nuk është pak. Çka do të nënkuptonte ky kursim? Pra, kjo do të ishte ndonjë fond, të cilën Komuna e Bërvenicës do të mund ta shfrytëzonte nëpërmjet Këshillit për programe të cilat do të jenë të nevojshme për vetë banorët e Bërvenicës.”, - u shpreh kandidati i pavarur, Dushan Bogdanovski.
 
“Radiovcës i duhet një kryetar komune i cili prej ditës së parë është i përkushtuar dhe prej ditës së parë është i qasshëm për njerëzit. Gjërat që i kam premtuar, projektet prioritare do t’i bëjmë. Unë e di që Radiovca ka një problem edhe me lejet për ndërtim shkaku i procedurave, me zgjerimin e urave, me disa rrugica që janë për bekaton, me çështjen e ambientit. Pak a shumë i dimë krejt problemet që janë më akute, më të shpeshta. Dhe për këtë jam i sigurt që prej ditës së parë unë mund të nisë t’i bëj disa punë.”, - deklaroi kandidati i VLEN-it, Jakup Huseini. 
 
“Kërkoj nga ju votën tuaj, mbështetjen tuaj. Kërkoj nga ju që t’i qaseni çdo familjari, çdo shoku, çdo miku, çdo banori. Komuna jonë meriton më shumë, të jetë më e zhvilluar, të krijojmë vende të reja pune dhe të kemi një të ardhme më të mirë. Me unitet dhe bashkëpunim. Neve na intereson një gjë, kthimi i komunës, një komunë të zhvilluar, me perspektivë, një komunë me dinjitet dhe ne këtë do ta arrijmë më 18-in dhe me të parin do ta vulosim si fitore të madhe për të gjithë ne.”, - theksoi kandidati i AKI-së, Arkin Jahiji.