Botë
Tragjedi në një shkollë në Pakistan, shembja e çatisë u mori jetën 17 personave
15.10.2026 18:26
Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Peshavarit, në veriperëndim të Pakistanit...

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Peshavarit, në veriperëndim të Pakistanit, ku shembja e çatisë së një shkolle u ka marrë jetën të paktën 16 nxënësve dhe një mësuesi. Dhjetëra persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Ngjarja ndodhi të enjten, më 15 tetor 2026. Sipas shërbimeve lokale të emergjencës, 19 persona të tjerë mbetën të plagosur, ndërsa gjashtë prej tyre ndodhen në gjendje kritike dhe po marrin trajtim mjekësor në spital.
Sipas raportimeve, fëmijët e përfshirë në këtë tragjedi ishin të moshës nga gjashtë deri në 12 vjeç. Menjëherë pas shembjes, në vendngjarje mbërritën ekipet e shpëtimit, ambulancat dhe forcat e policisë, të cilat ndërhynë për nxjerrjen e personave nga rrënojat dhe për transportimin e të plagosurve në spital. Policia deklaroi se do të ndërmerren veprime ligjore „kundër të gjithë atyre që janë përgjegjës për neglizhencën në incidentin në fjalë”.
SARA KAJOLLI
