Rajon
Shqipëri: Protesta, dita e tretë
15.10.2026 22:49
Vijon e përshkallëzuar protesta e të rinjve në ditën e tretë...

Vijon e përshkallëzuar protesta e të rinjve në ditën e tretë, ku edhe sot ka mbizotëruar dhuna dhe shkatërrimi i institucioneve dhe bizneseve. Edhe arsimi pothuaj u pezullua, me nxënës e studentë që morën pjesë masivisht në protestë.
Ndryshe nga një ditë më parë, kur policia ishte e tërhequr, sot reagimi ishte i menjëhershëm duke i shpërndarë me ujë e gaz lotsjellës. Aktet e dhunës nga protestuesit e maskuar nisën nga rruga e Elbasanit, ku u shkatërruan tabela, semaforë dhe koshave iu vu flaka në mes të rrugës. protesta sot u zgjerua edhe në disa qytete.
Në Shkodër dhe në Durrës dy efektivë u lënduan rëndë dhe u sollën në Tiranë te Spitali i Traumës.
Transporti Urban u pezullua, bankat mbyllën dyert dhe po ashtu edhe institucionet.
Por, pavarësisht kësaj situate kryeministri Edi Rama tha për agjencinë e lajmeve Reuters se nuk do të dorëhiqet.
Ndërsa në paraqitjen e parë publike që pas nisjes së protestave, ai foli nga Kolegji i Evropës, duke e drejtuar gishtin nga Opozita.
Orët e pasdites reagoi edhe presidenti Bajram Begaj, i cili bëri thirrje për qetësio e përgjegjshmëri.
Reagim pati edhe kryeparlamentari Niko Peleshi, i cili tha se ka të dhëna shqetësuese nga institucionet ligjzbatuese për skenarë të rrezikshëm që po cenojnë rendin.
Më herët kreu i opozitës Sali Berisha i dha Ramës ultimatum që të japë menjëherë dorëheqjen.
Në Tiranë pothuaj gjithçka është e shkatërruar, ndërsa janë gati 100 policë dhe protestues që kanë marrë ndihmë mjekësore në spitale.
LULJETA NDOKA
