ShBA, pesë të vdekur nga të shtënat në një shkollë

16.10.2026 12:15

Pesë persona, mes tyre tre fëmijë...

Pesë persona, mes tyre tre fëmijë, kanë humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë fillore në Bend, në shtetin e Oregonit në ShBA.

Viktimat ishin të moshës 5, 8 dhe 11 vjeç. Ndërkohë, një fëmijë 7-vjeçar dhe një mësues 54-vjeçar u dërguan në spital në gjendje kritike.

Sipas policisë, autori i dyshuar ishte një adoleshent 16-vjeçar, i cili hyri me forcë në ambientet e shkollës, pasi qëlloi mbi dyert e mbyllura.

Autori i sulmit u vra nga një person i pranishëm në vendngjarje. Motivet e sulmit dhe nëse ai kishte ndonjë lidhje me institucionin arsimor mbeten ende të paqarta.