Trump: Zelensky më i vështirë se Putini për negociata

16.10.2026 12:42

Presidenti amerikan Donald Trump...

Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar ashpër presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, pas rifillimit të sulmeve ukrainase ndaj rafinerive ruse.

Trump-i i cilësoi goditjet si “turp”, duke pretenduar se ato po mbajnë të larta çmimet globale të naftës.

Sipas tij, Ukraina mund të godasë objektiva të tjerë pa prekur prodhimin e karburantit. Presidenti amerikan deklaroi gjithashtu se e konsideron Zelensky-n më të vështirë për negociata sesa presidentin rus Vladimir Putin, duke vënë në pikëpyetje gatishmërinë e udhëheqësit ukrainas për kompromis.

Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Zelensky e ka arsyetuar rifillimin e sulmeve me vazhdimin e goditjeve ruse ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase, pavarësisht pauzës së shpallur nga presidenti Trump.

Ditë më parë presidenti ukrainas shprehu zhgënjim pasi Trump-i ra dakord me Moskën që Rusia të furnizonte tregjet amerikane dhe ato globale me më shumë se 300 mijë tonë naftë dizel, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.