Protestat në Tiranë, Ambasada e Izraelit mbyll dyert!

16.10.2026 15:36

Ambasada e Izraelit në Tiranë...

Ambasada e Izraelit në Tiranë, përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se për shkak të protestave të dhunshme që po ndodhin në kryeqendrën shqiptare, do të jetë e mbyllur përkohësisht.

Rihapja e saj do të varet nga mënyra se si do të zhvillohem ngjarjet.

“Për shkak të zhvillimeve të fundit, ambasada e Izraelit në Tiranë aktualisht është mbyllur. Rihapja e Ambasadës do të varet nga mënyra se si do të zhvillohet situata. Për çështje urgjente konsullore, ju lutemi kontaktoni numrin e celularit emergjent të Ambasadës”, - thuhet në njoftimin e Ambasadës izraelite në Tiranë.