Autobusët e parë elektrikë në Maqedoni do të mbërrijnë në janar të vitit 2027

16.10.2026 15:43

Autobusët e parë elektrikë dhe miqësorë...

Autobusët e parë elektrikë dhe miqësorë me mjedisin do të mbërrijnë në janar të vitit 2027. Furnizimi është i suksesshëm dhe presim që autobusët të kenë ndikim në uljen e ndotjes së ajrit në Shkup dhe në komuna të tjera, thotë zv. kryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.

Sipas tij, kishte përpjekje për të manipuluar këtë prokurim publik, por krahasimet janë të ndryshme dhe nuk korrespondojnë me të njëjtin lloj autobusësh.

"Prokurimi është për 150 autobusë. Natyrisht, interesi është më i madh për Shkupin, por nuk dua të harrojmë komunat e tjera. Edhe komunat e tjera do të marrin autobusë, ato që kanë transport publik të organizuar urban.”

Sipas dinamikës, autobusët e parë duhet të dorëzohen brenda 6 muajve nga nënshkrimi i kontratës, e cila u nënshkrua në fillim të shtatorit.