Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë: Në përgjithësi, konsumojmë ushqim të sigurt

16.10.2026 17:13

Ushqimi në Maqedoninë e Veriut është përgjithësisht nën kontroll...

Ushqimi në Maqedoninë e Veriut është përgjithësisht nën kontroll, megjithatë rastet e produkteve të pasigurta tregojnë se rreziqet mbeten të pranishme. Gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026, janë asgjësuar gati 70 tonë ushqime të pasigurta, është ndaluar importi i mbi 21 tonëve ushqime me origjinë joshtazore, ndërsa më shumë se 250 tonë produkte të pasigurta janë kthyer në vendet e origjinës.
 
Ndëkohë edhe pse vendet e rajonit kanë kthyer disa dërgesa me fruta dhe perime nga Maqedonia e Veriut, me arsyetimin se është konstatuar prani e shtuar e pesticideve, nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thonë se analizat laboratorike të kryera nuk kanë konfirmuar gjetje negative lidhur me sigurinë e produkteve. 
 
“Mund të them se qytetarët e RMV-së konsumojnë ushqim të sigurtë, por askund në botë nuk mund të themi se konsumojnë 100 përqind, asnjë shtet, eksportojmë ose inportojmë ushqim, që është 100 përqind i sigurt. Megjithatë duke marrë parasysh se kemi inspektime dhe kontrolle të rregullta mujore, madje edhe kontrolle të jashtëzakonshme, vetëm në 8 muajt e kaluar Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka asgjësuar 70 tonë ushqim dhe 250 tonë ushqim që e kemi kthyer, sepse nuk ka qenë i sigurt. Dërgesat tona që kanë analiza negative, eshte pak e cudithsme pse i kthejnë, mbase secili shtet e ruan cilësinë dhe produktin e tij.”, - deklaroi drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Oliver Milanov.
 
Përpos kontrolleve të rregullta, janë pralajmëruar edhe gjoba të dyfishta për prodhuesit dhe operatorët e biznesit ushqimor. Është në përgatitje një zgjidhje e re ligjore, ndërsa aktualisht gjoba për një operator të vogël ushqimor arrin në rreth 2.000 euro. Megjithatë, nëse gjoba paguhet brenda shtatë ditëve, shuma ulet për 50 për qind.
 
“Gjatë kontrolleve të përsëritura, nëse konstatohet e njëjta mangësi, ne kemi të drejtë edhe ta mbyllim objektin. Duhet pasur parasysh se, kur një operator ushqimor mbyll aktivitetin, ai sërish duhet të paguajë punonjësit, ndërkohë që nuk ka prodhim dhe as shitje të produkteve. Kjo do të thotë se operatori mungon për një periudhë të caktuar në treg dhe, natyrisht, humbjet që pëson janë shumë më të mëdha sesa vetë gjoba.”, - theksoi këshilltarja shtetërore për ushqim në AUV, Svetlana Kolariq.
 
Në Ditën Botërore të Ushqimit vëmendja rikthehet te siguria e produkteve që përfundojnë në tryezat e qytetarëve. Vetëm brenda një dite, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka asgjësuar dy tonë fruta dhe perime. 
 
BELINDA KOKA ADEMI