Prokurime të dyshimta në DPHM, Ministria e Brendshme paraqet kallëzim penal

16.10.2026 17:13

Njësia për Kriminalitet Financiar pranë Sektorit...

Njësia për Kriminalitet Financiar pranë Sektorit për Hetime Kriminalistike, në Departamentin për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë, ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup kundër tetë punonjësve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, një drejtuesi të një personi juridik nga Manastiri dhe një personi juridik nga Shkupi.
 
Sipas kallëzimit, personi me iniciale I.T., në cilësinë e ushtruesit të detyrës së drejtorit të DPHM-së, e ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare me qëllim që t’u mundësonte të tjerëve përfitim të kundërligjshëm pasuror, duke vepruar në kundërshtim me dispozitat e Kodit Etik të Organizatës Botërore Meteorologjike, të cilave u detyrohej me kontratën e vitit 2023.
 
Sipas MPB-së, edhe pse e dinte se vendimet ishin juridikisht të paplota dhe proceduralisht të parregullta, ai kishte marrë dy vendime të veçanta për prokurim në periudha të ndryshme për ngjarjen e njëjtë.
 
“Njëkohësisht i njëjti ka qenë i obliguar të shikojë se procedura nuk është zhvilluar në pajtueshmëri me kodin etik të Organizatës Botërore për Meteorologji, se ofertuesit nuk i plotësojnë kushtet, si dhe për të gjitha pikat për specifikimet teknike nuk janë ofruar çmime, ndërsa si kriter për zgjedhje ka qenë çmimi më i ulët. Ka miratuar vendim për zgjedhjen e ofertuesit më të mirë dhe në emër të Entit për Punë hidrometeorologjike - Shkup, me personin juridik nga Shkupi ka kontraktuar marrëveshje për furnizimin e shërbimeve, me çka i ka mundësuar personit juridik të përfitojë pasuri në mënyrë të kundërligjshme.”, - deklaroi zëdhënësi i MPB-së, Goce Andreevski.
 
Me veprimet e lartpërmendura, tetë punonjësit dhe dhe L.K. kishin vepruar në kundërshtim me Kodin Etik dhe i kishin mundësuar përfitim të kundërligjshëm pasuror në vlerë prej 29.244.786 denarësh (475.000 euro) personit juridik nga Shkupi dhe përfitim të kundërligjshëm pasuror në vlerë prej 782.050 denarësh (12.715 euro) personit juridik nga Manastiri.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU