Maqedoni

Në Onkologji mungon ilaçi “Zoladeks”, Klekovski: Nga e hëna, ilaçi do të jetë në klinikë

16.10.2026 17:20

Përderisa autoritetet shëndetësore informojnë se problemet e pacientëve...

Përderisa autoritetet shëndetësore informojnë se problemet e pacientëve onkologjikë po zgjidhen në nivelin më të lartë, në Klinikën e Onkologjisë mungon ilaçi “Zoladeks”. Drejtori i Klinikës së Onkologjisë thotë se distribuesi shpërndan në sasi të vogla dhe se prej të hënës ky ilaç do të duhej të jetë në Klinikën e Onkologjisë.
 
“Nuk ka një rritje të tillë në asnjë fushë tjetër. Megjithatë, ndonjëherë bëhet në kurriz të gjërave të tjera, për shembull radioterapisë. Për momentin, kemi tre herë më pak përfaqësim se niveli mesatar evropian, e lëre më nivelin më të lartë evropian. Fokusi në periudhën e kaluar ishte te trajtimi. Mendoj se është koha për të pasur një qasje më të harmonizuar, sepse zbulimi i hershëm, parandalimi dhe radioterapia duhet të jenë një pikëpamje sistematike e gjërave.”, - deklaroi ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski.
 
Problemi me dërgesën assesi të rregullohet edhe pse shteti disa herë e ka rritur buxhetin për terapitë për pacientët me kancer, ata kthehen pa e marrë terapinë. Problemet po zgjaten dhe shoqata “Hema-Onko” mbajti takim me ministrin e Shëndetësisë. 
 
“Mendoj që ishte një takim i suksesshëm dhe arritëm t’i detektojmë të gjitha problemet që janë nga fillimi i diagnozës deri te trajtimi. Shpresojmë që takimet e këtilla do të vazhdojnë që të mund të flasim edhe për cilësinë e jetës dhe kujdesin paliativ tek këta pacientë.”, - thanë nga Shoqata “Hema-Onko”.
 
Decentralizimi i terapisë është ajo që shumë ministra me vite e kanë paralajmëruar, por ende nuk ka datë të caktuar se kur do të ndodhë dhe kur do të ulet presioni në Klinikën e Onkologjisë.  
 
VLORA LATIFI TOPOJANI