BE për Rusinë, shtyhet afati i sanksioneve deri në janar 2016

22.06.2015 14:30

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë zgjatur afatin e sanksioneve ndaj Rusisë deri në janar të 2016-tës...

Ky vendim i marrë në takimin e Luksemburgut vjen pasi ambasadorët e BE-së, më 17 qershor, u pajtuan që sanksionet kundër Rusisë, në sektorin e energjisë, financave dhe sektorin ushtarak të zgjaten për shkak të aneksimit të Krimesë në muajin korrik të vitit 2014 dhe për mbështetjen e separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Sanksionet ekonomike kundër Rusisë fillimisht BE-ja i kishte shqiptuar në mars, por vendimi i sotëm që ato të mbesin në fuqi edhe për 6 muaj vjen si masë që Rusia të zbatojë krejtësisht marrëveshjen e armëpushimit të arritur në Minks.

Ministrat e Jashtëm të BE-së gjithashtu u pajtuan që të nisin një mision detar në Mesdhe për të luftuar kontrabanduesit të cilët po sjellin në mënyrë të paligjshme mijëra emigrantë nëpër rrugëtimin e rrezikshëm prej ujërave të Libisë për në Evropë. (Rexhep Qamili, TVM2)