Botë
Poloni, sulm kibernetik kundër kompanisë “Lot”
22.06.2015 14:37
Qindra udhëtarëve u janë anuluar fluturimet në aeroportin e Varshavës, për shkak të sulmit kibernetik kundër kompanisë ajrore, “Lot”...

Kjo kompani ka njoftuar se sulmi kishte filluar dje pasdite, megjithëse gjendja u stabilizua disa orë më vonë.
10 fluturime nga Varshava, me të cilat do të udhëtonin 1400 persona, u anuluan për shkak të sulmit.
Një zëdhënës i kompanisë LOT tha se kjo ishte hera e parë që i kishte ndodhur një sulm i tillë.
Autoritetet e sigurisë në Poloni po zhvillojnë hetime lidhur me këtë incident.
REXHEP QAMILI
