Botë
Ndihma e BE-së për energjinë, Rizvanolli: Kanë përfituar 200 mijë familje
16.10.2026 18:16
Mbi 200 mijë familje në Kosovë kanë përfituar nga pakoja e mbështetjes...

Mbi 200 mijë familje në Kosovë kanë përfituar nga pakoja e mbështetjes për energjinë e Bashkimit Evropian. Bëhet fjalë për ndihmë me vlerën prej 75 milionë eurosh, ka thënë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvalolli, në përfundimin e programit të mbështetjes për energjinë.
“Mbi 200 mijë familje të Kosovës kanë përfituar nga pakoja e mbështetjes për energjinë e BE-së, në vlerë totale prej 75 milionë eurosh. Kemi mbështetur familjet për ta përballuar dimrin dhe kemi investuar për shumë dimra të tjerë që vijnë. Kosova konsumon shumë më tepër energji për çdo njësi të prodhimit vendor se sa mesatarja e BE-së dhe dukshëm më shumë se sa mesatarja e rajonit.”, - deklaroi ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Sipas ministres Rizvanolli, mbështetja e BE-së ka ardhur në një periudhë të vështirë të krizës energjetike globale që kishte ndikim edhe në Republikën e Kosovës.
GYLTENE SINANI
