Morina në Biznesplus: Shporta minimale mbi 69 mijë denarë, shteti duhet ti trajtoj të barabartë qytetarët

16.10.2026 18:23

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP), Sami Morina, i ftuar në emisionin "Biznesplus" në RTM 2, ka diskutuar mbi shportën minimale sindikale dhe standardin e qytetarëve.

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP), Sami Morina, i ftuar në emisionin "Biznesplus" në RTM 2, ka diskutuar mbi shportën minimale sindikale dhe standardin e qytetarëve. Ai bëri të ditur se shporta për një familje me katër anëtarë ka arritur në 69,432 denarë, ndërsa me qira banese shkon në 84,807 denarë. Morina theksoi domosdoshmërinë e trajtimit të barabartë të qytetarëve nga ana e shtetit, pavarësisht përkatësisë apo arsimit.

Lidhur me këtë çështje, ai u shpreh:

"Unë nuk jam ai personi i cili i sheh diskriminimet në bazë të edukimit, përkatësisë etnike... Ne jemi gjithë qytetarë të një shteti, kemi kushtetutë dhe duhet të trajtohemi në mënyrë të barabartë ndaj të gjitha gjërave: si në rritjen e pagave, ashtu edhe në pagën që duhet ta paguajmë energjinë elektrike, energjencën dhe kontributet."