Kreu i OEMVP-së, Morina: Efikasiteti energjetik, çelësi i menaxhimit të krizave dhe kostove në vend

16.10.2026 18:25

Gjatë diskutimit për sfidat ekonomike në Biznesplus në RTM2, kreu i OEMVP-së, Sami Morina, ka vënë theksin te rëndësia e efikasitetit energjetik krahasuar me vendet e rajonit dhe botën.

Gjatë diskutimit për sfidat ekonomike në Biznesplus në RTM2, kreu i OEMVP-së, Sami Morina, ka vënë theksin te rëndësia e efikasitetit energjetik krahasuar me vendet e rajonit dhe botën.

Ai rikujtoi masat dhe kufizimet e rrepta energjetike të aplikuara në Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendi ynë kërkon qasje më të përgjegjshme në përshtatjen me konsumin dhe temperaturat.

Duke u ndalur te ky aspekt, Morina deklaroi: "Përderisa ne jemi në krahasim me rajonin, në krahasim me botën, ne jemi në rregull. Atëherë, e vetmja pyetje që duhet ta debatojmë është efikasiteti energjetik... Kemi qenë në krizën energjetike... ju kujtohet, restrikcionet në Bashkimin Evropian 19 gradë, 21 gradë. Të kishim provuar ne që t'i bënim këto... po është një masë drastike e zvogëlimit të temperaturës normale."