Morina: Kostot e lëndës së parë dhe energjisë rrezikojnë konkurrueshmërinë e bizneseve

16.10.2026 18:27

Kryetari i OEMVP-së, Sami Morina, ka paralajmëruar se rritja e shpenzimeve prodhuese përbën një rrezik serioz për kompanitë vendase. 

Sipas tij, kostot e lëndës së parë, transportit dhe energjisë elektrike janë faktorët kryesorë që përcaktojnë çmimet e produkteve, prandaj nevojiten politika përshtatjeje për të ruajtur garën në tregun rajonal.

Në lidhje me këtë sfidë, ai u shpreh:

"Kosta e lëndës së parë, kosta e transportit edhe energjia elektrike janë faktorët kryesorë për bërjen e çmimeve të një produkti. Edhe këtu, nëse ne nuk kemi kujdes edhe t'i adaptojmë... t'u mundësojmë kompanive, burimeve të energjencës konkurruese në rajon, ne do të kemi ikje të bizneseve."